Në Parkun Kombëtar të Llogarasë, me mbështetjen e projektit- NaturAL, vijon puna për përmirësimin e strukturave informative që promovojnë vlerat e këtij parku.

Kështu, është përfunduar restaurimi i tabelave ekzistuese, të cilat nuk janë përdorur më parë.

Së shpejti këto tabela do të plotësohen edhe me informacion në funksion të promovimit të parkut dhe vlerave që ai ofron për vizitorët.

Parku Kombëtar i Llogarasë është një park që vizitohet në çdo stinë të vitit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb