VENEZUELË-Të paktën 20 persona janë plagosur si pasojë e protestave anti-qeveritare në Venezuelë. Në rrjetet sociale qarkullojnë disa foto ku duken njerëz të plagosur, ndërsa raportohet se janë dëgjuar dhe të shtëna me armë.

Mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër qeverisë së presidentit Nicolas Maduro. Protestuesit u përleshën me forcat e sigurisë në të gjithë vendin, sidomos në qytetet perëndimore të San Cristobal dhe Maracaibo, ndërsa 39 persona janë ndaluar nga policia.

Protestat erdhën pas pezullimit për mbledhjen e firmave për mbajtjen e një referendumi që do t’i shërbejë disa ndryshimeve kushtetuese që dobësojnë rolin e presidentit. Procesi u ndërpre javën e kaluar, ndërsa ishin mbledhur rreth 200.000 nënshkrime nga aktivistët e opozitës.

Deputetët e opozitës, kërkuan të martën hapjen e një procesi gjyqësor ndaj presidentit Maduro të cilin e akuzojnë për shkelje të Kushtetutës, si dhe për situatën e vështirë ekonomike të vendit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: