Ndoshta është i vetkënaqur nga fitorja dhe tre pikëshi prandaj dhe trajneri i Italisë, Xhampiero Ventura ka hedhur poshtë lojën e Kombëtares shqiptare duke e cilësuar fitoren e sotme të italianëve plotësisht të merituar, duke deklaruar se Shqipëria kishte bërë shumë pak për të rrezikuar suksesin e të kaltërve.
“Në fillim ata kishin dëshirë për të treguar veten më shumë se sa duhet dhe kishte shumë vëmendje ndaj nesh. Nuk kishte rrjedhshmërinë e duhur. Por duhet theksuar se pas 30 sekondave të para nuk kishte më asnjë gjuajtje drejt Bufon. Pjesa e dytë ishte më e mirë në planin e mentalitetit të lojës. Ishte një hap i vogël para dhe ekzistojnë kushtet për të bërë mirë”, tha trajneri italian Ventura.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb