Veronica Valle, ish e fejuara e pilotit të Formula 1, Lewis Hamilton, ka rrëfyer shumë të pathënë për britanikun në një intervistë për “the sun”. Përveç të tjerave modeljanuk ka mbajtur asgjë të fshehtë edhe kur vjen puna te marrëdhëniet e tyre intime.

“Lewis është një personazh i çuditshëm. Humori i tij ndryshon në mënyrë të papritur, për një moment është doktor Jekyll, tjetrin është Mr. Hyde”. Lewis është njohur me Veronic-a në 2015-ën nëpërmjet Instagram-it. Të dy janë nisur menjëherë për një udhëtim në Barbados dhe pak më mbrapa kanë ardhur kritikat për format e të dashurës së tij: “Shikoje veten, je kaq e shëndoshë sa dukesh si një lopë”.

Gjatë një fluturimi privat, një herë, kampioni zbuloi se piloti i avionit kishte përdorur banjën e tij. “Donte ta shkarkonte menjëherë”, ka thënë Valle. “Ka filluar të bërtasë: “Të gjithë e dinë se nuk mund të dh**sësh në avionin tim!”. Po në krevat? “Lewis më pëlqente shumë, kemi qëndruar bashkë për tre muaj, por pas pak kohësh kam kuptuar se donte vetëm të bënte seks. Ishte i fiksuar nga menate a trois (seksi tresh)”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb