Ryan është ndoshta fëmija më i pasur në botë. Në moshën 6-vjeçare ai ka arritur të grumbullojë 11 milion dollar në vit.

Dhe kjo falë kanalit të tij në youtube “Ryan ToysReview”, në të cilin ai prodhon video për lodrat, ushqimet dhe ëmbëlsirat për fëmijë.

Sipas revistës “Forbes”, vitin e kaluar Ryan ishte i teti më i paguari në botë nga youtube.

Aktiviteti i Ryan në kanalin e tij në youtube ka nisur në vitin 2015 dhe deri më tani ai numëron 10 milion ndjekës nga e gjithë bota.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb