TIRANE – Pas ndarjes nga Adela, Ledri Vulaj shpesh është përfolur për lidhje të ndryshmë edhe pse këngëtari asnjëherë nuk ka pranuar asgjë.
ledri
Së fundmi këngëtari simpatik ka vendosur të bëjë disa pushime jashtë vendit për tu relaksuar pas prezantimit të projektit të tij më të ri muzikor të titulluar “Merri merri”, i cili është një bashkëpunim me një tjetër reper.

Në një foto të publikuar ditën e sotme Ledri shfaqet duke shijuar pushimet në det. Por një detaj i vogël nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e këngëtarit.
Në qoftë se zmadhoni foton e tij mund të shihni se te syzet e tij pasqyron një person dhe lehtësisht kuptohet se Ledrit po ia bën foton një vajzë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: