Në Prishtinë kandidati i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, ka marrë më shumë vota sesa kandidati i LDK-së, Arban Abrashi.

Nga votat që janë numëruar me postë dhe me kusht, Ahmeti ka fituar 861 vota, ndërsa Abrashi 733 vota, shkruajnë mediat kosovare.

Nga këto numërime përfundimisht Ahmeti e ka fituar mandatin për të udhëhequr me Prishtinën, por pritet certifikimi i rezultateve nga KQZ-ja.

Në një konferencë për media Shpend Ahmeti ka konfirmuar fitoren e tij në Prishtinë. Ai falënderoi të gjithë ata që e kanë votuar dhe tha se do të vazhdojë luftën kundër korrupsionit, do të vazhdojë të përmisojë mirëqenien e qytetarëve.
Kryetari i ri tha se tani duhet filluar nga puna dhe nuk ka shumë kohë për të humbur.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb