Sebastian Vettel ka rrëmbyer Çmimin e Madh të Bahreinit. Piloti i ‘Ferrari’-t që një javë më parë triumfoi edhe në Çmimin e Madh të Australisë ka përfunduar i pari garën.

Menjëherë pas tij u rendit piloti i Mercedes Valtteri Bottas, por këtë herë distanca me vendin e dytë ishte shumë e ngushtë, madje pati duel deri në kthesën e fundit për vendin e parë.

Kampioni në fuqi i Formula 1, britaniku Hamilton e mbylli garën e dytë të këtij sezoni në vendin e tretë edhe pse u nis vetëm nga vendi i nëntë.

Kishte që nga viti i largët 2004 që ‘Ferrari’ nuk triumfonte në dy gara radhazi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb