TIRANE- Ka kaluar në ‘sitën’ e vettingut gjyqtari i Apelit, Ilir Toska, i cili është konfirmuar në detyrë. Vendimi është dhënë sot nga Kolegji i Pavarur i Kualifikimit. Ndërkohë, Toska është kandidat edhe për KLGJ.

Kujtojmë se dje Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar vlerësoi se e gjente te papërshtatshëm ne detyrën e gjyqtarit, Ilir Tosken. Vlerësimi i këtij institucioni është bere publik ne seancën gjyqësore ne Kolegjin e Pavarur te Kualifikimit, i cili nga ana e tij e ka vlerësuar si te pabazuar këtë konkluzion te DSIK-se.

Toska sipas raportit të lexuar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ka një pasuri të paluajtshme, një apartament 83 metra katrore me vlere 80 mije euro në Rrugën “Ali Demi” në Tiranë. Gjyqtari ka kërkuar rikonfirmimin në detyrë. “E konsideroj procesin e rregullt ligjor, te paanshëm, jam dakord me të, për ketë arsyeje kërkoj rikonfirmim”, është shprehur në seancë Toska.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: