TIRANE- Ish-Kryeprokurori i Arizonës, John Leonardon një nga 8 këshilltarët ndërkombëtarë të procesit të Vettingut në Shqipëri thyen heshtjen dhe komenton për herë të parë procesin e vettingut në Shqipëri.

Në një intervistë për Arizona Daily Star 71-vjeçari paralajmëruar se 800 gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë do t’i nënshtrohen kontrollit me qëllim pastrimin e figurave të korruptuara.

“Në këtë vend ka një korrupsion galopant në shumë fusha: Polici, gjyqtarë, prokurorë. Është hera e parë që provohet një metodë e tillë e veçantë. Nuk ka asnjë model të mëparshëm. Pritshmëritë janë shumë të larta në një vend ku shumë gjyqtarë dhe prokurorë do të humbasin vendin e punës.” thotë Leonardo.

 

Intervista e plotë
1. Cili është problemi i trashëgimisë në sistemin e drejtësisë së Shqipërisë që po përpiqeni të adresoni?
Ata kanë korrupsion të shfrenuar në këtë vend në shumë fusha: forcat e policisë, gjyqtarët, prokurorët. Në përgjithësi Ballkani e ka pasur këtë problem. Vendet që ishin pas Perdes së Çeliktë në shekullin e 20-të duket sikur e kanë të gjitha këtë problem.

2. Si supozohet të funksionojë ky proces?
Shqiptarët amenduan kushtetutën e tyre vitin e kaluar në mënyrë që të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e vendit të kalojnë në procesin e vetingut për të mbajtur vendet e punës. Ligji i ri krijoi një komision vetingu të përbërë nga 12 avokatë shqiptarë të zgjedhur nga Parlamenti shqiptar që do ulen në panele për të hetuar dhe dëgjuar provat për secilin prej këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëvve të lidhura me tre fusha: prona të pashpjeguara, lidhje me kriminelë të njohur dhe aftësinë profesionale.

3. Cili është roli juaj si vëzhgues ndërkombëtar?
Jemi një ekip prej tetë personash, të gjithë në një dhomë të madhe. Të gjithë kemi një eksperincë të paktën 15 vjeçare si gjyqtarë ose prokurorë në vendet tona. Është një grup me shumë eksperiencë- shumë prej tyre kanë punuar më parë në vende të tjera. Ne supozohemi të japim këshilla për institucionet e vetingut mbi çështjet ligjore dhe teknikat investigative, strukturat organizuese dhe interpretimet e ligjit të vetingut.

4. Nga cilat vende vijnë këshilltarët e tjerë ndërkombëtarë?
Dy nga Holanda, nga Italia, Belgjika, Kroacia, Suedia dhe Bullgaria.

5. Si e menaxhoni pengesën e gjuhës duke qenë se nuk flisni shqip?
Kemi një staf përkthyesish. Gjuhët zyrtare të procesit janë gjuha shqipe dhe angleze.

6. Deri ku keni arritur me procesin?
Seancat e para dëgjimore ka mundësi të zhvillohen në pjesën e dytë të muajit shkurt. Ata supozojnë se ky proces do zgjasë 4 deri në 5 vite. Është e vëshitrë të imagjinosh se si do jetë pasi të fillojnë seancat dëgjimore sepse do jetë më intensive. Dhomat për seancat dëgjimore janë shumë të vogla dhe mund të zënë vetem 6 ose 7 persona.

7. Çfarë lloj problemesh keni vënë re deri tani?
Në përgjithëse ajo që po vëmë re në hetim janë gjyqtarët që marrin ryshfete për të hedhur poshtë akuzat kundër të akuzuarve; paguhen për të mbrojtur një palë në çështjet civile; lirojnë të akuzuar që kërkohen për ekstradim; gjyqtarë që kanë prona dhe pasuri 5 ose 6 herë më shumë në krahasim me të ardhurat që fitojnë.
Gjyqtarët në këtë vend, për 10 vitet e fundit kanë bërë deklaratat financiare për pasurinë e tyre, pronat, por ne kemi zbuluar se ata deklarojnë se jetojnë në nivele më modeste kur në fakt kanë një stil jetese luksoz.

8. Si po ju presin këtu?
Është qetësuese të shohësh se shqiptarët në tërësi vetëm presin aq shumë nga Amerika. Mendoj se automatikisht unë kam më tepër kredibilitet në komunitetin ligjor sesa evropianët.

9. Si ka qenë mbështetja për ju?
Ambasadori amerikan në Shqipëri ka qenë një përkrahës i madh i këtij procesi. Shqiptarët kanë shumë respekt dhe besim tek ne. Ambasadori Donald Lu ju tha njëherë gjyqtarëve se nëse kishin një orë dore që kushtonte më shumë se një makinë mesatare, ndoshta nuk do jenë më në punë vitin e ardhshëm.
(m.a/a.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb