Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, Vettingu-n në radhët e policisë, si urdhër i parë i firmosur nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, e ka quajtur “shoë” të këtij të fundit dhe të kryeministrit Edi Rama.

Në një reagim të tij, deputeti demokrat thotë se ishte vetë Rama i pari që shkeli e përdhosi Vettingu-n që në momemtin që caktoi Xhafajn ministër.

Noka shprehet se Rama e Xhafa janë të parët që duhet të përjashtohen nga Vettingu, i pari si urdhërues i kanabizimit dhe i dyti si ish-hetues komunizmi me lidhje kriminale familjare në demokraci.

“Show i radhes i Rames e Xhafes eshte vetingu ne radhet e policise.. Vetingun ne fakt e ka shkelur dhe perdhosur i pari Edi Rama qe e beri Fatmir Xhafen minister te rendit. Rasti klasik se si vettingu perjashton dike ose ia ben te pamundur marrjen e nje posti te larte publik, eshte vet Rama si urdheruesi i kanabizimit dhe orjentues i kriminalizimit Policise Pas tij edhe Xhafa s’ mund te behej minister i Brendshem si nje ish hetues i komunizmit dhe me lidhje kriminale familjare ne demokraci,” shprehet ai.

Noka gjithashtu thotë se Vettingu nuk ka vlerë nëse nuk prek të gjithë kupolën e policisë me Haki Çakon në krye.

“Sa i perket policise, vettingu perseri eshte i pavlere nese nuk fillon nga e gjithe kupola e policise me Hakiun ne krye duke filluar nga drejtoret, shefat e komisariateve e shefave e krimit e deri tek inspektore e zonave te kanabisit pasi keta jane perfitues te kanabizimit dhe trafikimit masiv . Nese nuk largohet dhe nuk cohet para ligjit kupola e policise, te tjerat pastaj jane shfaqje teatrale per konsumin e dites.Nuk lahen duart nga droga dhe krimi me largimin e Saje Qorrit. E keqja u lind e u rrit ne polici me investimin e Rames,” thotë Noka.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: