TIRANE- Të shumta kanë qenë replikat e komentuesve në komentin e ditës që kryeministri Edi Rama postoi pak orë më parë. Ky i fundit ka gjetur pak kohë që t’u kthejë përgjigje disa prej tyre, ku nuk mungojnë as kritikat. Mes komenteve spikat ai i një qytetari, i cili pyet të parin e qeverisë nëse vettingu nis me lirimin e ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili, që u arrestua në vitin 2016 pas publikimit të një videoskandali.

“Nje pyetje kisha z.Kryeminister ! A fillon vetingu me lirimin e Shukriut ? Dhe te Lutem mos I permend Skenderbeun dhe Ismail Qemalin sa per fushate sepse nuk jeni ne lartesine e tyre , as ti dhe asnje aktor I sotem I Politikes shqiptare!”, shkruan komentuesi, të cilit Rama i përgjigjet ‘flakë’ për ‘flakë’.
Rama komente
“Florjan, me vjen keq po lutjen tende nuk e marr dot parasysh, sepse te permendesh Skenderbeun e Ismail Qemalin s’do te thote te jesh ne lartesine e tyre, po ta duash Shqiperine ne lartesine ku e donin ata! Dhe kete jo ti, po askush nuk ma ndalon dot, madje te sugjeroj edhe ty ta duash Shqiperine ne ate lartesi e te mos biesh ne nivele mjerimi logjik te paktën”, shkruan kryeministri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb