Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të ndihmojë në rivlerësimin aktual të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri. OMN, si një mekanizëm i ngritur për të mbikëqyrur procesin e vetingut të anëtarëve të gjyqësorit në Shqipëri nuk do ketë funksione ekzekutive.

Tetë ekspertët e ONM-së kanë mbërritur në Shqipëri dhe presin të fillojnë punën sapo qeveria shqiptare t’u krijojë kushtet teknike për të vijuar detyrën.

Në letrën e siguruar nga BalkanWeb eksperti i Komisionit Europian Giulio Venneri thotë se e gjithë trupa e ONM-së në Shqipëri llogaritet të jetë rreth 40 vetë: ku bërthama përbëhet nga 8 monitorues ndërkombëtarë, të cilët do të asistohet nga 11 kërkues/analistë dhe 11 oficerë ligjorë.

Me këtë letër ai kërkon konfirmimin që qeveria dhe Kuvendi do t’i japin ONM-së financiat dhe burimet njerëzore të nevojshme për të ushtruar aktivitetin normalisht.

Letra 

E dashur Znj. Hysi

Kam diskutuar me monitoruesit e ONM-së dhe, ata duan të kenë besimin se Kuvendi dhe Qeveria e Shqipërisë do të ndajnë burime të mjaftueshme finaciare dhe njerëzore për strukturat që të kryejnë sa më mirë detyrat e tyra dhe të fillojnë me veprimet sa më shpejt të jetë e mundur.

Për të mbështetur vlerësimin tuaj për strukturat vendore, do të donim të ndanim termat e përgjithshëm në planifikimin e kritereve tona:

-Sic iu raportua qeverisë më herët, grupi do të përbëhet nga 8 monitorues ndërkombëtarë

-Monitoruesit do të mbështeten nga 11 hulumtues/analistë dhe 11 oficerë ligjorë

-Numri final i përkthyesve nuk është përcaktuar ende, por qëllimi është të jenë 12 interpretues

-Pjesa tjetër e skuadrës së ONM do të përbëhet nga stafi administrativ dhe i sigurisë

Giulio Venneri

 

dokumenti22

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb