Nga Mariglen Mërtiri
TIRANE- Mungesa e prodhimit vendas të vezëve ka bërë që pas 10 vitesh Shqipëria të importojë këtë produkt. Sipas përfaqësuesve të ministrisë së Bujqësisë ky import po plotëson 20% të nevoja të vendit pas mbylljes së një prej prodhuesve ndër më kryesor të prodhimit të vezës. Prej disa muajsh kanë qenë qytetarët të cilët ka ndjerë rritjen e çmimeve të cilat duket se rriten nga dita në ditë.

Ndërsa tregtarët e këtij produkti si të shumicës ashtu edhe të pakicës flasin për këtë mungesë e cila ka sjellë edhe këtë rritje çmimi që sipas tyre ka rreth 3 muaj që po ndodh.

“Kjo rritje çmimi ka ulur fuqinë blerëse të qytetarëve ndërsa shumë prej nesh nuk po paguajnë do as qiratë e tregjeve apo të magazinave”, ankohen tregtarët.
Megjithëse importi po plotëson 20% të nevojave, tregtarët deklarojnë se vetëm shtimi i këtij produkti nga importi do të ishte zgjidhja për uljen e çmimit. Sipas tyre, rritja për pak muaj ka shkuar mbi 30-40 lekë për kokërr ndërsa shtojnë se presin që çmimi të rritet pasi siç ata shohin ende nuk ka prodhim të shtuar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: