Veza e parë ngjyroset para lindjes së diellit për të cilën besohet se nuk prishet dhe zgjat një vit nëse nuk e sheh diellin. Sekreti i zonjës Dimovska që vezet të mos plasariten qëndron në zierjen e ngadaltë i cili mund të zgjatë edhe një orë.

“Në ujë vendoset krip dhe uthull, ndërsa në ngjyrë vetëm uthull. Pasi vezët do të zihen ndërsa ngjyra do të vlojë, vezët hidhen në ngjyrë. Pasi vezët do ta marrin ngjyrën e bukur të kuqe nxirren në letër që të thahen dhe lyhen me vaj që të marrin shkëlqimin. Pason dekorimi i cili varet nga dëshira dhe kreativiteti në amvisëritë. Mund të lyhen me zhelatin, mund të dekorohet me kokos dhe oriz. Si amvise praktikoj që veza të ngjyroset në ngjyrën e kuqe tradicionale”, thotë Dimovska.
Ngjyra e kuqe, sipas Dimovskës, simbolizon gjakun e derdhur të Jezu Krishtit për shpëtimin e njerëzve në tokë, ndërsa njëkohësisht paraqet edhe fitore, shëndet, optimizëm dhe dashuri.

“Veza e parë e cila ngjyroset është për Zotin dhe ajo bart shumë bereqet dhe fat në shtëpi. Me atë për shëndet vizatohet kryqi mbi fytyrën e fëmijëve me fjalët ‘E kuqe, e bardhë, e trashë’ ose ‘ E kuqe, e bardhë, shëndet dhe jetë”.

Kjo vezë llogaritet se ka fuqi mbrojtëse dhe ruhet në vend të veçantë në shtëpi deri në Pashkë. Më pas vezën e lënë në pullaz ose e fusin në tokë për fat”, shton Dimovska.

Në shtëpinë e Dimovskës mund të vëreheshin dy rende të dekoruara me vezë të Pashkëve, njëra në stilin modern, ndërsa tjetra në stilin tradicional. Si dekoruese e ushqimit, Dimovska thekson se është e befasuar që amviset e reja e respektojnë dhe e ndjekin dekorimin dhe përgatitjen tradicionale të kësaj feste.

Sipas zakoneve, Dimovska thekson se këto tre ditë deri te Pashkët vezët nuk guxojnë të thyhen me qëllim, sepse sipas besimeve kjo sjell fatkeqësi. Festimi vazhdon nesër.

E Premtja e Madhe konsiderohet si dita më e vështirë në Krishterizëm, sepse në këtë ditë Krishti është kryqëzuar në kryq. Sot besimtarët janë në agjërim të rreptë dhe pinë vetëm ujë.

Të shtunën mbrëma shkohet në kishë kur saktë në ora 24 pas mesnate kremtohet Ringjallja e Krishtit me thyerje të vezëve të kuqe dhe me përshëndetjen tradicionale “Jezui është Ringjallur, Vërtet është Ringjallur”.

Të dielën kremtohet festa e madhe e Pashkëve kur të gjithë mblidhen në tryezë dhe familjarisht hanë ushqim të yndyrshëm. Rekomandohet që pas agjërimit 40 ditorë të mbahet kujdes për ushqimin e yndyrshëm që konsumohet atë ditë.

(d.b/Koha.net/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: