Victoria Beckham, ka regjistruar si markë tregtare emrin e vajzës së saj Harper Seven Beckham tek autoritetet britanike dhe ato evropiane.

Harper do të ketë të drejtat intelektuale dhe pronësore të emrit të saj.

Victoria gjithashtu kishte regjistruar edhe emrat e fëmijëve të tjerë të saj Brooklyn 18 vjeçar, Romeo 14 vjeçar dhe Cruz 12 vjeçar.

Të drejtën e përdorimit të emrave të tyre, si markë tregtare, këta do ta fitojnë kur të mbushin 18 vjeç, e deri atëherë të gjitha të drejtat i ka Victoria Beckham.

Këto të drejta përfshijnë edhe shërbimet argëtuese, që do të thotë vetëm Harper Beckham mund të përdorë këtë emër në industrinë e televizionit muzikës dhe filmit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: