Spice Girls kanë festuar 20 vjetorin e formimit të tyre, por ishte njëra nga pjesëtaret që duket se si pëlqente të ishte pjesë e grupit. Agjenti i Victoria Beckham ka zbuluar që ’të ishte pjesë e grupit më të famshëm në botë nuk e bënte të ndjehej rehat’. Pas shpërbërjes së grupit ajo zgjodhi të largohej nga bota e muzikës për të ju dedikuar të tjera projekteve, si psh të martohej me Davidin e saj dhe të hidhej tek moda.

Simon Fuller (ish menaxher i Spice dhe aktualisht agjent i Victoria) e njeh zonjën Beckham që kur ishte 18 vjec dhe e ka këshilluar atë në momentet më vendimtare të karrierës së saj. ‘Kur grupi u nda ajo kishte shumë këngë të cilat mund ti këndonte vetëm, por ajo nuk ishte e lumtur dhe më thotë: ‘Simon unë nuk dua të bej muzikë’ tha Fuller.
(da.xha/BalknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: