SHBA- Ndihmësja e sekretarit amerikan për Evropë dhe Euroazi, Victoria Nuland, do vizitojë Ballkanin Perëndimor nga 11 deri më 14 korrik, duke përfshirë edhe Kosovën, ka theksuar sot State Departmenti. Sipas burimeve, Nuland në Kosovë do të qëndrojë më 12 dhe 13 korrik (e diel dhe e hënë).

Po ashtu bëhet e ditur se Nuland, e cila vlen si “dorë e djathtë” e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, në turnin Ballkanik do të jetë e shoqëruar edhe me ndihmësen amerikane të sekretarit të Mbrojtjes për Ukrainë, Rusi dhe Euroazi, Eveline Farkash.

Departmenti i shtetit Amerikan ka njoftuar se Nuland, përveç Prishtinës, me ekipin e asaj do ta vizitojë edhe Podgoricën, Beogradin, Tiranën dhe Shkupin, ku do të takohet me krerët me të lartë të qeverive, liderët politikë dhe pjesëtarët e shoqërisë civile, citon indeksonline.

Në Kosovë dhe në Serbi, Nuland para se gjithash do të bisedojë për dialogun e Brukselit ndërmjet dy shteteve dhe përparimin në implementimin e marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve. Ndërsa, në Prishtinë pritet t’i bëjë presion krerëve të shtetit që sa më parë të riprocedojnë në Kuvend ndryshimin e amendamentit kushtetues që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: