Një ngjarje shokuese ka ndodhur në qendër të Buenos Aires, në Argjentinë. Ngjarja ka ndodhur të shtunën, kur një djalë i afrohet një automjeti të parkuar për ta grabitur, por brenda qëllon pronari i cili qëllon 3 herë me armë zjarri grabitësin. Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi pranë.

Grabitësi rreth 30 vjeç, pasi i afrohet mjetit tip kamionçine Ford Ranger, nxjerr një armë nga qesja dhe përpiqet të thyej xhamin e automjetit, por gjatë kësaj kohe reagon pronari duke qëlluar me armë dhe e lë të shtrirë në trotuar.

Pas mbërritjes së policisë ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë, ndërsa iu gjetën një pistoletë dhe një bombë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb