Marco Reus është rikthyer të jetë i disponueshëm për Borussia Dortmund pas dëmtimit të gjatë që e mbajti për gati 5 muaj larg fushave.

28-vjeçari ka lënë pas atë periudhë të keqe dhe sot për herë të parë ka zbritur si titullar me ekipin gjerman. Për këdo që i ka munguar dhe jo vetëm Reus është rikthyer me një supergol.

Në minutën e 32-t të takimit që po luhet aktualisht kundër Borussia Monchengladbach, Reus ka lëshuar një ‘bombë’ të vërtetë pas pasës së Schurle duke shtangur portierin i cili mbeti duke parë .

Kujtojmë se goli i fundit i Reus me Dortmund daton 274 ditë më parë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb