Nga një ndeshje futbolli takimi mes Victorias dhe Bahias në kampionatin brazilian të futbollit, ka përfunduar në një ndeshje masive boksi. Gjithçka ka ndodhur pas ekzekutimit të një 11-metërshi nga ana e miqve, që u shndërrua në gol dhe solli barazimin. Në atë moment, portieri i vendasve shkon dhe konfliktohet me sulmuesin që ekzekutoi 11- metërshin dhe më pas në sherr përfshihen disa futbollistë, teksa nuk mungojnë as shkëmbimet e grushteve.

Në përfundim të konfliktit, arbitri ndëshkon me karton të kuq 5 futbollistë të Vitorias dhe 2 të Bahias, duke bërë që automatikisht të ndërpritet edhe ndeshja, pasi nëse një skuadër humb më tepër se 4 lojtarë, ndeshja konsiderohet e mbyllur. Vitoria dhe Bahia janë pjesë e Campeonato Baiano në Brazil.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb