TIRANË- Prej ditësh Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollin në mjetet që transportojnë nxënës të shkollave të ndryshme të kryeqytetit, për vendosjen e rripit të sigurimit gjatë qarkullimit me mjet, si nga drejtuesi i mjetit ashtu dhe nga pasagjerët si dhe për kontrollin teknik të mjetit. Këto kontrolle kanë si qëllim sigurinë e jetës së nxënësve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Ditën e sotme efektivët e Rrugores kanë ndaluar disa furgonë dhe psi kanë verifikuar dokumentacionin kanë kërkuar që të verifikojnë edhe nga afër vendosjen e rripit nga fëmijët.

Një prej policëve hyn në furgon dhe iu ka drejtuar disa pyetje fëmijëve. Më pas ai i këshillon të udhëtojnë gjithmonë me rripin e sigurimit.

Polici: Mirëmëngjes!
Fëmijët: Mirëmëngjes!
Polici: Mirë jeni?
Fëmijët: Mirë.
Polici: T’ju bëj një pyetje?
Fëmijët: Po.
Polici: Shoferi ju thotë vazhdimisht që të vendosni rripat e sigurimit?
Fëmijët: Po.
Polici: Po ju i vendosni?
Fëmijët: Po.
Polici: Të gjithë?
Fëmijët: Po.
Polici: A ka ndonjë pa rrip sigurimi?
Fëmijët: Jo.
Polici: Shumë mirë. Gjithmonë udhëtoni me rripin e sigurimit. Dakord?
Fëmijët: Po.
Polici: Mirupafshim!

Policia thotë se kontrollet do vijonë edhe në ditët në vijim jo vetëm në mjetet që transportojnë nxënës shkollash por në të gjitha kategoritë e mjeteteve që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb