Luftëtari dhe Vllaznia e mbyllën pa gola, sfidën e fundit të javës së 21-të. Pjesa e parë ishte e vakët, dhe pa shumë raste për të dyja ekipet, dhe kështu u mbyll pa gola.

Në të dytën, presioni i Luftëtarit u rrit drejt portës së Sherrit, duke krijuar kështu edhe shumë raste, por Bregu e Abazaj nuk ditën të tundin fundin e rrjetës. Vllaznia vazhdon ecurinë e mirë, duke dalë kështu nga Gjirokastra me 1 pikë.

Luftëtari-Vllaznia 0-0

KOMENTI

Mbyllet e gjithë sfida. Luftëtari-Vllaznia 0-0

93’ Provon edhe njëherë Bregu, por pa shënjestrën e duhur.

91’ Vucaj shërben për Ribajn, pas një kundërsulmi të shkodranëve, por ky i fundit godet shumë lehtë.

90’ 3 minuta shtesë.

81′ Largohet edhe Gilman Lika, në vend të tij Ribaj.

81’ Zëvendësimi i parë për Luftëtarin. Largohet Rapo, në fushë Lamçja.

75’ Lë fushën e lojës edhe Çinari, në fushë Kalaja.

67′ Lika tenton me të majtën në hyrje të zonës së Luftëtarit, topi kalon pak mbi traun e portës së Ruçit.

65’ Largohet Krymi, duke i lënë vendin Tafilit.

55’ Bregu me portën e boshatisur, nuk godet brenda kuadratit. Edhe Abazaj nuk kalon dot Sherrin.

53’ Abazaj provon sërish, pothuajse nga i njëjti pozicion, por këtë radhë është portieri Sherri që e ndal.

51’ Bregu provon me një goditje nga jashtë zone, por topi shkon vetëm pak jashtë portës.

48’ Abazaj humbet një rast të artë. Aksion i rrjedhshëm i gjirokastritëve, që nxjerrin Kristal Abazajn të vetëm me Sherrin, por godet çuditërisht jashtë.

6’ Nis pjesa e dytë, me ekipet ashtu siç e mbyllën.

Mbyllet pa gola pjesa e parë. Luftëtari-Vllaznia 0-0

41′ Gocaj kroson rrezikshëm në zonë nga e djathta, grushton portieri Ruçi.

35’ Gocaj hedh një krosim në zonë, por goditja e Krymit me kokë nuk shkon drejt portës.

21’ Karton i verdhë për Sedat Berishën, për një prekje të topit me dorë, që ndali edhe kundërsulmin e Luftëtarit.

16’ Abazaj merr topin që nga mesi i fushës, dhe avancon deri në hyrjen e zonës, por goditja lë shumë për të dëshiruar, me topin që përfundon shumë mbi portë.

12’ Një aksion i gjatë në zonën e Vllaznisë. Shkurtaj godet, por Sherri ndal topin. Rrapo më pas nga pranë portës, nuk arrin ta shtyjë topin në rrjetë.

7’ Aksion i bukur i gjirokastritëve, ku një krosim i në zonën e Vllaznisë, pastrohet vetëm në fund nga Malota, që e dërgon topin në goditje këndi.

1′ Nis takimi në Gjirokastër.

FORMACIONET

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Rapa, Beqiri, Xhekson, Ramadani, Rrapo, Aurelio, Abazaj, Shkurtaj, Bregu. Trajner: Hasan Lika

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Krymi, Lika, Vucaj, Orelesi, Çinari, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka

Gjyqtar: Ardian Beqiri

Panoramasport:  http://www.panorama.com.al/sport/video-abazaj-denon-luftetarin-vllaznia-reziston-ne-gjirokaster/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: