Britani e Madhe- Një adoleshente myslimane ka marrë kërcënime me vdekje, pas publikimit të një videoje, ku ajo shihet teksa kërcen “Twerk” në rrugë, e veshur me shami. 17-vjeçarja, shihe të kërcejë në një nga rrugët e Birmingham-it në Britaninë e Madhe me shoqen e saj, por pasi videoja u publikua në rrjetet sociale, komentuesit e kanë kërcënuar atë. Vajza ka kërkuar falje më pas, nëpërmjet një videoje në Youtube, duke u shprehur se kërcimi i saj kishte qenë “ofendues” ndaj veshjes fetare. Megjithatë, komentet kërcënuese kanë vazhduar sërish ndaj saj.

https://www.youtube.com/watch?v=8H1_1D9MrXc
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: