Dy makina janë përplasur kokë më kokë në aksin rrugor kombëtar Elbasan-Mengël.

Gazetari Fatmir Popja raporton se nga përplasja është plagosur një person. Ai ka siguruar për BalkanWeb edhe videon e regjistruar nga bizneset pranë rrugës, ku duket qartë momenti i përplasjes.

Ndërsa drejtuesi dhe pasagjeri në njërin nga mjetet e aksidentuara dalin me shpejtësi prej tij, disa njerëz janë mbledhur tek mjeti tjetër për t’i ardhur në ndihmë shoferit, që me sa duket ka marrë edhe plagët më të rënda.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb