TIRANË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën drejt Rinasit. Aksidenti ka ndodhur tek vendi i quajtur “Kthesa e Bërxullit” ku mjeti tip “Ford” aksidentoi 65-vjeçarin Rrufat Tusha. Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe 65-vjeçari ka ndërruar jetë në moment.

aksidenti rinas ok

Shkak për aksidentin sipas policisë është bërë drejtimi i parregullt i mjetit. Blutë kanë vënë në pranga drejtuesin e makinës, 31-vjeçarin Ladi Braho.

aksidenti rinas ok e

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/JETAOSHQEF/videos/10154732280598371/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: