Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

(VIDEO) “Ambasada greke presion shtëpisë botuese për të hequr librat e Çamërisë nga Panairi i Librit”

cameria

TIRANE- Shoqata “Çamëria” akuzon ambasadën greke në Tiranë se ka kërkuar heqjen e stendës me librat për Çamërinë, te Panairi i Librit që po organizohet te Muzeu Kombëtar.

Duke e cilësuar këtë si një veprim të pajustifikuar, përfaqësues të shoqatës thonë se: “Përfaqësues të lartë të Ambasadës kanë shkuar te Shtëpia Botuese “Çamëria” dhe te organizatorët e Panairit të Librit, duke u bërë presion për të hequr këtë stendë”.

Përfaqësuesit e Ambasadës greke, sipas shoqatës “Çamëria”, janë shprehur se për heqjen stendës “kanë folur edhe me Ministrin Ditmir Bushati”.

Shoqata Patriotike “Çamëria” dënon këtë veprim dhe e cilëson ant-ligjor.

“Ministria e Jashtme ti kërkojë Ambasadës greke të mos ndërhyjë në punët e Brendshme të Shqipërisë, se ndryshe ne do të përshkallëzojmë dhe ashpërsojmë qëndrimet tona, në mbrojtje të çështjes çame. Shoqata Patriotike “Çamëria” nuk do lejojë që presioni grek të heqë këtë stendë dhe i kërkon z.Ditmir Bushati të shprehet për këtë çështje. Shpresojmë që z.Bushati të mos bëhet pjesë e “lojrave greke” duke rënë dakort që të hiqet një stende më librat për Çamërinë. Gjithashtu ne i kërkojmë Ambasadës Greke që të tërhiqet nga kjo kërkesë. Librat për Çamërinë do të qëndrojnë aty, që çdokush të lexojë për historinë e shqiptarëve të Çamërisë që u larguan me forcë nga trojet e tyre. Edhe në këto momente përfaqësuesit grek po qëndrojnë te Muzeu Kombëtar, duke këmbngulur për heqjen e stendës “Çamëria”,- thuhet në deklaratën e shoqatës.
(m.a/BalkanWeb)