TIRANË- Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu është fiksuar nga kamerat në një moment pak të “dyshimtë”.

Sapo kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka marrë fjalën, ambasadori duket se nuk ka dashur ta dëgjojë por ka hequr kufjet. BalkanWeb ka siguruar edhe videon ku Lu shfaqet në seancën e sotme në krahë të ambasadores së BE, Romana Vlahutin.

Gazetarët e pranishëm në sallën e Kuvendit e kanë parë këtë moment, por ende nuk dihet nëse ishte rastësi.

Nuk dimë nëse Donald Lu ka ndonjë pakënaqësi me Ruçin në krye të Kuvendit, por dimë që ai ka munguar edhe gjatë seancës kur Ruçi u votua në krye të Kuvendit të Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: