AUSTRALI-E kërkonin prej kohësh dhe në fund ’dragoi i kuq detar’ është shfaqur.
Nuk bëhet fjalë për një krijesë mitologjike, por për një peshk, një specie e zbuluar në shkurt të 2015.

Deri në atë moment ishin në fakt dy specie të njohura si dragoi detar (përfshirë spektakolarin Phycodurus eques, apo “dragoin fletë”).

Deri tani ai nuk ishte parë asnjëherë në natyrë. Shkencëtarët e universitetit të San Diegos së bashku me kolegët e Western Australian Museum, kanë bërë një ekspeditë në brigjet e Australisë perëndimore, duke shpresuar që nëpërmjet një telekamere nënujore të shihnin species e rrallë.

Në fund ata ja dolën, duke përdorur edhe teknikën e ‘gjuetisë’ së kafshëve.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb