AUSTRALI-Një video e pabesueshme është xhiruar nga një shofer në Mitchell Freeway, në periferi të Perth, Australi. Një djalë udhëtonte i kapur në vagonin e fundit të një treni që lëvizte me shpejtësi 110km/orë.

Udhëtari abuziv, një i ri 23 vjeçar është arrestuar nga policia e Perth kur treni ka mbërritur në stacion. Ministrja australiane e Transporteve, Rita Saffioti, ka deklaruar që ‘akte të çmendura të kësaj natyre nuk do të pranohen asnjëherë ,sepse vënë në rrezik jetën e njerëzve, jetën e atij që bën gjestin por edhe të pasagjerëve në tren’.
Autoritetet kanë hapur një hetim për të kuptuar dinamikën dhe arsyen e këtij gjesti.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb