AUSTRALI-Një garë kundër kohës për të shpëtuar balenat e ngecura në brigjet australiane të Hamelin Bay, në Australinë Perëndimore.
Të paktën 135 nga 150 balena kanë ngordhur, por personeli i departamentit të Parqeve dhe Faunës së egër po bën gjithçka që ekzemplarët e mbijetuar të kthehen në ujë.
Balenat-pilot, që jetojnë në ujërat tropikale dhe subtropikale, shpesh lëvizin në grup dhe kur humbin drejtimin përfundojnë të gjitha të ngecura në brigjet e detit.
Motivet e bllokimit të tyre nuk janë akoma të qarta dhe ka shumë teori për këtë. Numri më i madh në Australi i balenave të bllokuara në det ka ndodhur në 1996, kur 320 balena pilote përfunduan në Dunsborough. Vetëm 20 prej tyre arritën të shpëtojnë.

150 balenat e ngecura në Hamelin Bay, rreth 315 kilometra ne Jug të Perth, janë zbuluar nga një peshkatar, i cili ka dhënë alarmin për peshkaqenët, me frikën që grabitqarët do të tërhiqen nga trupat e mbetura të balenave në breg të detit.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb