Lioni ka mposhtur me rezultatin e thellë 5-0 Metzin në ndeshjen e vlefshme për javën e 27 të Ligës 1 në Francë. Sulmuesi i njohur holandez i Lionit, Memfis Depaj, ka kaluar një pasdite fantastike në formë të shkëlqyer duke shënuar 2 gola, ndërkohë që totalisht e kundërta ka ndodhur për mbrojtësin shqiptar të Metzit, Ivan Balliun.

I detyruar të përballet kokë më kokë me holandezin e krahut të majtë, mbrojtësi i djathtë që po monitorohet nga stafi i kombëtares shqiptare nuk ka fituar thuajse asnjë duel duke qënë gjithnjë larg pozicionit të duhur për të markuar holandezin. Si për ta përkeqësuar paraqitjen e tij, Balliu shënoi edhe një autogol në minutën e 74-t, pas një ngatërresë me topin e pasuar nga Depaj.

Paraqitjen e dobët të Balliut e konfirmuan edhe mediat franceze me vlerësimin që i dhanë pas ndeshjes. “maxifoot.fr” e vlerësoi mbrojtësin shqiptar me notën 2 nga 10.

notat balliu

Vlerësimet e “maxifoot.fr”

/panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb