Një aeroplan u detyrua të bënte një ulje emergjente në Arabinë Saudite duke lënë 53 vetë të plagosur.

Aksidenti ndodhi pasi rrota e përparme nuk arriti të aktivizohej duke shkaktuar që avioni të rrëshqiste përgjatë pistës.

Videoja e tmerrshme nga ulja tregon e avionin që rrëshqet në pistën teksa ka marrë flakë si pasojë e fëkimit me asfaltin.

Avioni i Arabian Airlines, i cili mbante 141 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit në bord, ishte sjellë përreth pistës për një kohë të gjatë, pasi kishte pësuar një mosfunksionim në sistemin hidraulik.

Bëhet e ditur se avioni që ishte duke udhëtuar nga Medina në Dhaka të hënën, është detyruar të devijonte në Aeroportin Ndërkombëtar të Mbretit Abdulaziz në Jeddah përpara se të bënte këtë ulje të frikshme.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: