‘Dëgjova një zhurmë, diçka që më shtrëngonte krahun dhe mendova se ishte një shaka nga ana e burrit tim’.
Sarah Illig ka treguar për aventurën e shëmtuar nënujore, në Bahamas, gjatë udhëtimit të saj të dasmës. Një plagë jo shumë e thellë ajo që mori gruaja dhe një moment i filmuar rastësisht nga bashkëshorti Eric që e ka postuar në Instagram. Peshkaqenët, në mënyrë të veçantë të ashtuquajtuarit ‘nurse shark’, që i përkasin familjes së Ginglymostomatidi, i duan ujërat e ngrohtë dhe pak të thellë dhe janë vërtetë një atraksion për shumë zona të Karaibeve, por nuk janë të rrezikshëm për njerëzit. Megjithatë aventura e Sarah duket se e ka trembur se tepërmi vajzën.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb