Kukësi ishte shumë pranë fitores së tretë në po kaq miqësore në fazën përgatitore që po zhvillon në Turqi. Ekipi kampion i Shqipërisë ka barazuar sot me shifrat 2-2 kundër skuadrës së madhe turke të Fenerbaches. Edhe pse verilndorët patën epërsi të dyfishtë, vendasit barazuan falë dy penalltive mjaft të kontestuara.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 28-ë nga Elis Bakaj i cili me një goditje nga jashtë zone befasoi dhe njëkohësisht mrekulloi vendasit me një ‘perlë’ që fundin pati rrjetën e portierit Erten Ersu. Pjesa e parë do të mbyllej me shifrat e dyfishuara pasi Idrizi nuk fali brenda zonës.

Në fraksionin e dytë të lojës Fenerbache ndryshoi marsh dhe arriti të shkurtonte diferencat shumë shpejt, ekzaktësisht në minutën e 49-t me Guiliano që ekzekutoi saktë një penallti të dyshimtë. Më pas deri pak para vërshëllimës së trefishtë të arbitrit gjithçka do të kalonte në qetësi deri kur një penallti më e dyshimtë se ajo e para do të akordohej për Fenerbachen.

Në fund një 2-2 që gjithsesi bën të dalë më kokën lart Kukësin i cili po demonstron aftësi të shkëlqyera në këtë fazë përgatitore. Kujtojmë se në takimin e parë skuadra e drejtuar nga Pakult mundi Kayserispor dhe në të dytin Bursaspor.

Ndeshja

28-Kukësi ka kaluar në avantazh falë Elis Bakajt i cili në minutën e 28-t ka lëshuar një goditje magjike nga jashtë zone duke shtangur portierin.

34-Kukësi ka gjetur edhe golin e dytë kundër turqëve me anë të Idrizit. Futbollisti ka goditur saktë nga brenda zone duke i dërguar shifrat në 0-2

49- Vendasit kanë shkurtuar diferencën pas një penalltie të ekzekutuar saktë nga Giuliano. Ishte mbrojtësi Ylli Shameti që e shkaktoi pas një krosimi në zonë duke mbajtur me duar kundërshtarin.

90-Fernandao me penallti

Formacionet
Fenerbahce-470x470
Kukesi22-470x608
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: