Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, duket se është frymëzuar nga ftesa e Christian Panucci-t. Përpos formës pozitive në fushët e gjelbra, shkodrani duket në ‘top-formë’ edhe jashtë saj, pasi është kapur “mat” në një nga klabet e Tiranës në krahët e një bruneje simpatike.

‘Bomberi’, ne videon e publikuar nga “JOQ’ duket se ka raporte shumë të afërta me bukuroshen pasi shihet teksa kërcen dhe i jep puthje në kokë në momentin që ajo i afrohet.
Balaj1-470x274
Me shumë mundësi futbollisti që aktivizohet në Rusi është duke përjetuar një lidhje të re dashurie.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb