Mario Balotelli, sulmuesi ‘axurr’ i cili aktivizohet me Nice, ka ndarë me ndjekësit një video në ‘instagram’ ku fton të gjithë italianët të mbështesin kombëtaren sonte në sfidën deçizive për Botërorin kundër Suedisë. Edhe pse është lënë jashtë nga trajneri Ventura, bomberi me ngjyrë pohon se në këtë rast duhen lënë mënëanë të gjitha mëritë.

“Përshëndetje djema. E di që janë thënë shumë gjëra në lidhje me faktin se përse nuk jam në kombëtare, por nuk jam unë ai që vendos dhe nuk jeni as ju. Duhet të respektojmë zgjedhjet, por mesazhi që dua të jap është për të gjithë italianët. Duhet të jemi të bashkuar dhe të bëjmë tifo për Italinë, pasi kjo është një ndeshje e rëndësishme. Botërori është i rëndësishëm. Lojtarët e kombëtares e kanë merituar të shkojnë në Botëror dhe mesazhi im është që të qëndrojmë të gjithë të bashkuar dhe të mposhtim Suedinë”, thotë Balotelli, që në fund i nis edhe një mesazh mikut të tij Zlatan Ibrahimovic: “I dashur Zlatan, më vjen keq, por këtë herë do të humbasësh”.

#forzaazzurri?? ?????? #dairagazzisonoconvoi

A post shared by Mario Balotelli???? (@mb459) on


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb