Pas asaj mbrëmje fantastike në “Champions League” kundër Paris Sg që e mposhti me rezultatin 6-1, Barcelona pëson një humbje shokuese në “La Liga”. Katalanasit janë mundur në transfertë nga skuadra e Deportivo La Coruna-s me rezulatin 2-1.

Vendasit kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë, por menjëherë me fillimin e së dytës, Luiz Suarez barazon edhe një herë gjithçka. Krijohet iluzioni i një tjetër përmbysje por ndodh e papritura. Bergantinos në të 74 dërgon shifrat në 2-1 duke habitur të gjithë, më pas Barcelona nuk e merr më veten dhe takimi përfundon me fitoren e vendasve.

Pas kësaj humbje, Barcelona vijon të mbajë vendin e parë me 60 pikë, 1 më shumë se Real Madrid që ka në dispozicion dy takime më shumë për të luajtur.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb