Levante e Enis Bardhit ka fituar 3:0 ndaj Real Sociedadit të Adnan Januzajt. Mesfushori shqiptar që luan me kombëtaren e Maqedonisë, Enis Bardhi ka luajtur për 90 minuta në fitoren 3:0 të Levantes ndaj Real Sociedadit, ku ka shënuar edhe një supergol nga gjuajtja e lirë.

Në anën tjetër, Adnan Januzaj për 90 minuta ishte në stolin rezervë të Sociedadit, duke shijuar kështu humbjen e dytë më radhazi në La Liga. Golat për ekipin e Levantes i shënuan, Chema 45-të, Morales 75-të dhe Enis Bardhi në minutën e 88-të me një super gol.

GFDDDS by taraskorytko1
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: