Kreu i opozitës Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet ndaj kryeministrit dhe ka shtuar akuzat ndaj tij mbrëmjen e sotme nga foltorja e Kuvendit.

Duke i përmendur raportin e OSBE-së, Basha e quan shtet kriminal qeverisjen e Ramës. “Shteti juaj nuk është një shtet i fortë, është një shtet kriminal, dhe jo vetëm për lidhjet me krimin, që ta përplasi në fytyrë edhe OSBE/OHDIR-i, dhe s’ke nga të shkosh, shprehet Basha.

Në të njëjtën kohë kreu i PD-së akuzon Ramën se nuk do të bëjë asgjë më shumë se heqja e punonjësve të emëruar nga partia aleate e qeverisjes së parë në këtë mandat. “Ti pra po na jep këtu leksione për reformë. Administratën e gjete të reformuar. E ke bërë lëmsh. Tani ke vetëm një qëllim, tepsinë për vete. Thuaj që unë do të heq njerëzit e LSI-së. Se këtë ke bërë. Mua më dhimbsen paratë e shqiptarëve. Ata maxhordomët e tu unë i hoqa nga puna. Sigurisht nuk më erdhi mirë, se ishin familjarë por ato para shkuan për shërbime. Dhe kjo është ajo që na ndan. Taksa të ulta dhe para për investimet për qytetarët bënë të mundur ndërtimin e rrugës që flet sikur ecën mbi gomar, e në fakt ecën mbi një autostradë. Si dhjetëra të tjera që u ndërtuan nga këto politika. Shteti juaj nuk është një shtet i fortë, është një shtet kriminal, dhe jo vetëm për lidhjet me krimin, që ta përplasi në fytyrë edhe OSBE/OHDIri, dhe s’ke nga të shkosh. Është raporti më i zi që nga viti 2001”, thotë Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb