TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për herë të parë publikisht sa i takon arsyes se përse ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin nuk ishte në takimin që ai zhvilloi me eurodeputetin Kunt Fleckenstein.

Basha tha sot në ‘Opinion’ se takimi me Fleckensteinin ka qenë i parashikuar kokë më kokë. “Takimi me zotin Flekenshtajn ishte i parashikuar tet a tet. Kështu ka qenë i parashikuar takimi. Nuk është puna ime të merrem me ambasadorët. Ambasadorët kanë punën e tyre unë kam punën time dhe puna ime të përmbush aspiratat e qytetarëve shqiptarë” , pohoi kryetari i opozitës.

Basha by e-d21
Duke folur për Fleckensteinin ai tha se askush s’mund ta bindë atë të rikthehet në Parlament.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: