TIRANE- ‘BalkanWeb” zbardh bisedën që ish-kryeministri Sali Berisha bëri për pak çaste me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, pas rikthimit të këtij të fundit në sallën e Kuvendit. Teksa dilte nga seanca, Berisha ka hyrë live në ‘Facebook’, ndërsa ka regjistruar edhe bisedën që ka bërë me Tahirin.

Berisha nuk i kryese ironitë dhe akuzat për Tahirin, ndërsa i tha disa herë se po festonte me Habiljat. Po ashtu ai tha se dje Tahiri kishte takuar Gaz Demin dhe Dash Pezën. Ndërkohë, që Tahiri i përgjigjej pareshtur dhe me humor Berishës se sa shumë ky i fundit kishte rrjedhur.

DISKUTIMI
Berisha:
Ku është ai? Ja..
Tahiri-Berishës: Sa ke rrjedhur mo, sa ke rrjedhur
Berisha: Po feston me Habiljat
Tahiri: Po si je çmendur kështu more, si je çmend? !
Berisha: Po festoni me Habilajt, ja pra
Tahiri: Po si je çmendur kështu?!
Berisha: U fut çyfyti. E di ca i bëri Edi Ramës dje apo jo; ‘Po nuk fole ti nxora dosjen’. Ja ku e keni. Dëshmi e tempullit të kryeministrit tuaj.
Tahiri: O Sali pse je çmendur kështu?!
Berisha: Ja ku e keni. Dje ishte me Gaz Demin Fadil. Pyete se për çfarë i tha Gazit ky dhe Dash Pezës.
Tahiri: Pse je çmendur kështu?!
Berisha: Po, po (Qesh dhe ikën)
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: