Ai njihet për natyrën e tij komike si dhe bëmat që nuk reshtin asnjëherë në rrjetet sociale. Ndaj edhe këtë herë aktori i humorit Bes Kallaku ka publikuar në Instagram një video ku duket se i ka bërë një shaka të hidhur disa turisteve në Itali.

Teksa bën rolin e fotografit, Besi, në prani të bashkëshortes së tij Xhensila Myrtezaj, tenton të largohet me vrap.


“Nooooo. Sa ka bertit e shkreta, kujtoi se i ika…. (Kur turistet te japin aparatin ti bosh i foto, por tu ka bo ves e ikmja me vrap)” ka shkruar Bes Kallaku në videon në fjalë. Ndërkohë, që Xhensila qetëson vajzat.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: