Spanjë- Shumë destinacione turistike në jug të Spanjës janë të mbuluara me borë për herë të parë në disa dekada. Zyrtarët spanjoll  për shkak të stuhive të pritshme kanë lëshuar paralajmërime për 25 nga 50 rajone të vendit. Autoritetet lokale në Torrevieja në juglindje të vendit kanë raportuar se shërbimet emergjente janë në gjendje gadishmërie, për shkak të përmbytjeve të mundshme. Në këtë vend bora e parë ka ra për herë të fundit para 90 viteve. Ndërsa banorët e Torrevieja janë habitur nga reshjet e dëborës dhe pas 90 viteve kishin kënaqësinë të shihnin reshje dëbore në vendin e tyre. Siç raportojnë mediat spanjolle, banorët e Torrevieja e kanë quajtur një mrekulli nga Zoti borën që kishte rënë në vendin e tyre pasi kurrë nuk prisnin që një ditë Torrevieja do të mbulohej nga bora dhe kjo i dukej e pabesueshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: