Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

VIDEO/ Bllokimi i rrugës drejt Jugut nga shkëmbinjtë, forcat xheniere mbërrijnë në Vlorë me helikopter

mberrin-helikopteri-vlore-

VLORË- Prej disa orësh rruga drejt Jugut nga Vlora vijon të jetë e bllokuar për shkak të rënies së disa masivëve shkëmborë në zonën e quajtur “Kalaja”.

Mësohet se në Vlorë kanë mbërritur me helikopter forcat xheniere të cilat do të punojnë për pastrimin e rrugës dhe sigurimin e saj, pasi policia njoftoi se kishte ende rrezik për shembje të tjera nga skarpatet anësore.

Rruga u bllokua sot rreth orës 13:00 kur disa shkëmbinj ranë mbi trasenë kryesore, fatmirësisht nga incidenti nuk kati njerëz të lënduar megjithëse kjo është periudha e pikut kur pushues të shumtë shkojnë drejt Vlorës dhe zonave të tjera në bregdetin jugor për të kaluar fundjavën dhe pushimet.

Për shkak të bllokimit të rrugës janë krijuar radhë kilometrike nga qyteti i Vlorës deri në Ujë të Ftohtë dhe nga ana tjetër e vendit ku kanë rënë shkëmbinjtë nga ku po kthehen pushuesit.

(m.k/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.