Themeluesi i kompanisë gjigande “Alibaba”, Jack Ma, i ka mahnitur të gjithë me performancën e tij.

Teksa festonin përvjetorin e krijimit të kompanisë, një nga njerëzit më të pasur në Kinë, është veshur nën pektun e të famshmit Michael Jackson dhe ka kërcyer duke I lënë të gjithë më gojë hapur. Jack Ma së bashku me disa nga pjesëtarët e stafit të tij kanë bërë spektakël, teksa festonin 18 vjetorin e krijimit të kompanisë së tyre.

Kjo nuk është hera e parë që Ma kërcen në skenë. Gjatë përvjetorit të 2009, Ma kërceu me një parruke bjonde dhe u shfaq me një stil punk rock.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: