TIRANË- Arka të hapura dhe sigurisht bosh. Këto kanë gjetur efektivët e policisë së Tiranës brenda blindit të dytë të grabitur sot në mesditë në Qafën e Kasharit pranë rrugës së Rinasit.

Sipas të dhënave të vendngjarjes, autorët kanë marrë paratë brenda arkave, që mbajnë logon e Bankës së Shqipërisë, të cilat nuk dihet nëse kanë qenë valutë apo metale të çmuara pasi ende nuk janë bërë verifikimet.
blindi i bankes

Po kështu pranë blindit të dytë janë gjetur gëzhoja të shumta plumbash, çka do të thotë se autorët kanë qëlluar me breshëri të zgjatura. Të dyja makinat e blinduara kanë shenja të shumta plumbash, raportoi për “BalkanWeb”, gazetarja Dorjana Bezat. Grabitësi iu kanë kërkuar shoferëve të shtrihen në tokë dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë paratë. Por ekspertët e policisë nuk kanë arritur të gjejnë asnjë gjurmë gishtash, çka do të thotë se autorët kanë përdorur doreza.

blindi 12
Grabitja ndodhi sot rreth orës 14:30, ku autorët me dy makina, goditën 2 blinda të një banke dhe morën 7 thasë me para. Sipas të dhënave nga gazetarët e News24 dhe BalkanWeb në terren, grabitësit kanë ndjekur të njëjtin skenar si në grabitjen e ndodhur në Rinas në vitin 2016, ende e pazbardhur.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: