Mesfushori 25-vjeçar, Bujar Lika është surpriza më e madhe e trajnerit Kristian Panuçi, në listën e grumbulluar për sfidën miqësore ndaj Norvegjisë që do të luhet në datën 26 mars në stadiumin “Elbasan Arena”.

Po kush është Bujar Lika? Ai ka lindur në Zvicër dhe është pjesë e klubit zviceran Grasshopers, që prej 8 janarit të vitit 2018. Lika është 1.77 metër u gjatë dhe ai mund të luajë në dy role, si mesfushor qendre dhe mesfushor i krahut të djathtë. Përpara transferimit të Grasshopers, shqiptari ka qenë pjesë e Shafhausen, Uohlen dhe Luzern U-21.

Në 5 ndeshje në Superigën zvicerane, ai ka shënuar 1 gol, atë nda Luzernit, në 11 shkurt të këtij viti. Lika shihet si një futbollist tepër premtues në repartin e mesfushës, ndaj edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, ka menduar t’i jap një shans për ta pasur pjesë të skuadrës.

http://www.panorama.com.al/sport/video-bujar-lika-njihuni-me-surprizen-e-madhe-te-panucit/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: