Më në fund, Armando Sadiku ka arritur të kthehet te goli. Sulmuesi shqiptar ka shënuar mbrëmjen e sotme një dopietë edhe pse këtë gjë nuk e ka bërë në kampionat, por në Kupën e Polonisë. Në ndeshjen kundër Dryteks Bytovia ku Legia fitoi 3-1 dhe Sadiku luante titullar, sulmuesit shqiptar i janë dashur Vetëm 2 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës, pas asistit perfekt të marrë nga Dabrovski, 26-vjeçari nuk ka falur duke shënuar për t’i dhënë fund ngërçit të golit.

Bomberi nga Elbasani nuk është mjaftuar me kaq, pasi në minutën e 89-të pas një gabimi të mbrojtësave kundështarë, goditi saktë duke shënuar golin e tretë për Legian dhe të dytin personal.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb