NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

500 gr spinaq
3 qepë të njoma
1 tufë koper
1 tufë majdanoz
Kripë, piper i zi
250 gr djathë të bardhë
400 gr kos
4 kokrra vezë
250 ml ujë
Vaj ulliri Olitalia
2 ¾ filxhan miell Teuta
Përgatitja
Bashkojmë fillimisht në një tas të madh spinaqin e grirë hollë me qepët e njoma, majdanozin, koperën, djathin e bardhë të thërrmuar, kripën, piperin e zi dhe vajin e ullirit.

Në një enë tjetër rrahim 4 kokrra vezë, shtojmë më pas 400 gr kos dhe 250 ml ujë. I trazojmë perbërësit duke shtuar më pas gradualisht miellin dhe duke e trazuar derisa të realizohet një brumë i lëngshëm i njëtrajtshëm.

Lyejmë një tavë me pak vaj ulliri dhe vendosim gjysmën e sasisë së brumit. E nivelojmë me anë të një spatule dhe më pas vendosim mbushjen me spinaq dhe djathë. Hedhim më pas dhe pjesën tjetër të brumit, e spërkasim përsëri me pak vaj ulliri dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 190 gradë Celsius për 1 orë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: